SHBA dhuron 3.9 milionë dollarë në Konferencën e Donatorëve

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhurojnë 3.9 milionë dollarë në Konfernecën e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përfaqësuesi i SHBA-së, i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, vuri në dukje miqësinë e veçantë mes të dyja vendeve, e cila e ka pikënisjen që nga Konferenca e Versajës, kur presidenti Vudrou Uillson ndaloi copëtimin e Shqipërisë dhe kërkoi që të ruhej pavarësia e saj.

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë teksa Shqipëria do të përballen me sfidën e rindërtimin. SHBA kanë dhuruar 800 mijë dollarë. Në fazën e reagimit, inxhinierët tanë bënë vlerësimin e dëmeve. Në këtë proces, ne mundëm të menaxhojmë fondet në mënyrë transparente. Qeveria amerikane do të japë 3.9 milionë dollarë qeverisë së Shqipërisë në mënyrë transparente

Këto fonde do të mund të ndihmojë akademinë e transparencës. Gjithashtu, 800 mijë dollarë për monumentet në Durrës dhe në Prezë dhe në fund do të japim 60 mijë dollarë për Kryqin e Kuq, që do të rrisë dhe harmonizojë reagimet në të ardhmet”, tha Palmer.

Në total, ndihma e SHBA-së për Shqipërinëshkon në 5 milionë dollarë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.