Pasi dhuruan miliona euro për Shqipërinë, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me urim special për Kosovën

Pasi dhuruan në Konferencën e Donatorëve miliona euro në ndihmë të Shqipërisë për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i bënë një urim special Kosovës për 12  vjetorin e pavarësisë.

Në Stamboll, dy urat simbol të metropolit turk “Fatih Sultan Mehmet” dhe “Yavuz Sultan Selim” u ndriçuan këtë mbrëmje me ngjyrat verdheblu të Kosovës.

Gjithashtu, edhe rrokaqielli simbol i kryeqytetit turk të Ankarasë u ndriçua me ngjyrat verdheblu, e gjithahstu u shfaq edhe një urim për Kosovën. Mendohet se numri i qytetarëve me origjinë shqiptare në turqi shkon në 5 milionë persona.

Ndërsa në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, u urua pavarësia në një formë origjinale. Në një nga ndërtesat, në mënyrë vizuale, u shfaq flamuri i Kosovës.

Të njëjtën gjë, qyteti i Abu Dhabit bëri edhe më 28 nëntor, në festën e pavarësisë së Shqipërisë. Emiratet e Bashkuara Arabe dhuruan në Konferencën e Donatorëve 70 milionë euro, kurse Turqia dhuroi 46.3 milionë euro.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.