Njerëz dhe makina nën ujë, shihni çfarë po ndodh në Britani (FOTO)

Brenda pak ditëve Britania e Madhe u godit nga dy stuhi. Pas “Ciarës” ishte radha e stuhisë “Dennis” të shkaktonte përmbytje të mëdha, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, shpejtësia e të cilëve shkonte deri në 100 kilometra në orë.

Sipas mediave britanike, deri më tani raportohet për 5 viktima, ndërkohë që vendi është zhytur në kaos për shkak të përmbytjeve.

Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamjet e një trageti që për shkak të erës së fuqishme dhe dallgëve të larta lëkundet aq shumë saqë për pak sa nuk përmbytet. Mediat shkruajnë se falë aftësive të stafit, u bë i mundur ankorimi pa lënduar asnjë person.

Mbi 50 mijë pasagjerë u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të avionëve në aeroportet e zonave të goditura nga stuhia në Britani. Vonesa pati edhe në transportin hekurudhor. Reshjet e dendura detyruan autoritetet të bllokonin edhe shumë rrugë automobilistike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.