Një emigrant nga Siria arrestohet nga Policia për vjedhje, i sekuestrohen bizhuteri

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin sirian me inicialet O. M., 29 vjeç, banues në Siri.

Ky shtetas dyshohet se me datë 11 shkutr, në lagjen Nr. 17, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit J. Gj., dy laptopë dhe një sasi bizhuterish, si edhe ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar.

Policia ishte vënë në dijeni për vjedhjen nga të zotët e shtëpisë, të cilët kishin denoncuar. Për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, Policia ka marrë pamjet filmike të disa banesave aty pranë dhe ka arritur të identifikojë autorin.

Ende nuk dihet rruga e mbërritjes nga Siria në Shqipëri e emigrantit sirian, që tashmë përveç akuzës së shkeljes së kufirit në mënyrë të paligjshme do të përballet edhe me akuzën e vjedhjes.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.