Meta: Shumica po sillet si një bandë, i shkarkoj unë ata e jo ata mua

Presidenti Ilir Meta në lidhje me nismën e shumicës për ta shkarkuar atë, u shpreh se nuk e shkarkojnë dot ata, porse është ai që i shkarkon.

“Përderisa kanë frikë nga zgjedhjet, ata të shkarkuar janë. Ata po sillen si një bandë, miratojnë ligje mbi ligjet për të frikësuar njerëzit, mediat, bizneset, gjithçka. Ata kanë humbur çdo lloj legjitimiteti. Kanë frikë nga fjala e juaj. Unënuk kam frikë.’, tha kreu i shtetit në emisionin “Open” në Top Channel.

Meta shtoi se ai është i përgatitur për të gjitha skenaret.

“Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë, do marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë, ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore.” shtoi ai.

Presidenti la të kuptohej se ka gjithçka nën kontroll dhe se “çdo gjë në kohën e duhur”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.