Meta kundër paketës anti-KÇK: Propagandë, e kishim ligjin anti-mafia

Presidenti Ilir Meta kritikon qeverinë Rama për miratimin e paketës anti- KÇK. Ai kujton se Shqipëria e kishte mundësinë ligjore për të goditur krimin, e kjo paketë ishte e panevojshme.

“Unë e shikoj këtë nisëm si një fushatë propagandistike të bërë nga qeveria për të tërhequr vëmendjen e publikut. Kemi parti, polici, propagandë. A thamë për PPP? E kishim ligjin anti-mafia. E përforcuam në 2017 për të luftuar krimin. Nuk besoj se kemi nevojë për ligje mbi ligje dhe për institucione mbi institucione”- tha Meta në emisionin “Open”.

Ai më pas u ndal edhe te kërkesa që i bëri autoriteteve për të hetuar shantazhin e bërë ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, pas lajmeve në media se ai kishte një lidhje intime me zv/ministren e Brendshme, Romina Kuko.

“Këto janë lajme portalesh, me mikun tonë Mero. Ne e dimë kush e ka bërë këtë zhurmë. Këtë zhurmë e ka bërë Mero, me disa portale rreth tij. Unë kam këndvështirmin tim, kjo çështje nuk më intereson.”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.