Lei Kraja tregon sekretet: Njeriu nuk ngopet kurrë, s’kam 50 hije por më shumë…(FOTO)

Për jetën mes stadiumeve dhe futbollistëve dhe anët e panjohura të karakterit që fshihen pas portretit të bukur dhe jetën pa tabu, Lei Kraja ka folur për “Panorama Plus”.

Përveç televizionit, ajo bën shumë foto provokuese, ku shpesh luan me transparencën.

Cilat janë disa nga 50 hijet e Leit?

“Uf! Nuk kam 50, po shumë (qesh). Jam e mirë, e çiltër, funny, e kujdesshme dhe shumë besnike. Por, sigurisht që kam anën time negative. Më ngel hatri shumë shpejt, më ngelet mendja, jam lunatike, prekem, jam shumë kokëfortë, nuk mund bëj show fare. Nëse më bezdis diçka, më lexohet në fytyrë. Nëse nuk më pëlqen, të injoroj 100 për qind. Dhe atë gjë që e dua, e marr. Dhe lista vazhdon. Hahaha…, por jam shumë e sinqertë dhe realisht nuk di të jetoj me gënjeshtra”, shprehet ajo ndër të tjera.

Tani që është person publik, a ka marrë ndonjë ofertë të parezistueshme?

“Në kaq kohë që kam qenë në këtë treg, kam pasur shumë oferta që i kam pranuar. Kështu, nëse do të kem më shumë se kaq, vërtet do isha mirënjohëse dhe shumë e lumtur. Por njeriu nuk ngopet kurrë! Dhe kjo është e rrezikshme. Kështu, për momentin, po jap maksimumin dhe po shijoj këtë që po bëj. Falënderoj Zotin për çdo gjë që kam,” thotë ajo.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.