Kush po e ha “Lion Park” tek Liqeni Artificial, për të ndërtuar një kullë?!

Një nga restorantet më të frekuentuara në zonën e Tiranës, “Lion Park” do të shembet për tu ndërtuar sipër tij një kull shumëkatëshe. Gazeta SHQIP mëson se ndërtuesit janë një pronar media sëbashku me një oligark të rëndësishëm të vendit. Ky i fundit ka ndërtuar një tjetër pallat aty afër, duke spostuar vijën e gjelbër të Liqenit Artificial.

Por le të kthehemi tek Lion Park!

Aktualisht kjo zonë e frekentuar nga shumë qytetarë të Tiranës, do të shndërrohet në një shesh ndërtimi. “Lion Park” do të zhduket dhe mbi të po planifikohet të ndërtohet një kullë shumëkatëshe.

Por nëse kjo ndodh, atëherë ky do të jetë abuzimi më i madh i ndodhur ndonjëherë me lejet e ndërtimit. Kjo për një arsye të thjeshtë. “Lion Park” ndodhet në zonën e gjelbër të Tiranës dhe aty është e ndaluar në mënyrë kategorike ndërtimi.

Gazeta SHQIP ka siguruar online hartën e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), e cila e rendit “Lion Park” në zonë të mbrojtur, ku nuk mund të ndërtohet. Kjo hartë shtetërore është baza për një ndërtues, përpara se ai të nis procesin e lejes së ndërtimit. Pra, nëse një biznesmen kërkon të ndërtojë një pallat në një shesh, atëherë duhet të shikojë statusin e këtij trualli në AKPT.

Dhe në AKPT, mbi “Lion Park” nuk mund të ndërtohet kurrë. Por, zërat qarkullojnë se pronari i medias që lobon çdo ditë për këtë truall, sëbashku me oligarkun, do të spostojnë vijën e gjelbër të Liqenit Artificial, njësoj siç bën më herët me një tjetër pallat të ndërtuar aty pranë.

Gjasat janë që aty të ndërtohet, por kjo do të ishte një shkelje penale dhe urbanistike që po ndodh me Tiranë. Sot, “Lion Park” është në zonën e gjelbër sipas AKTP, nëse ajo ndryshon status, Gazeta SHQIP do ta raportojë menjëherë për publikun.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.