Koronavirusi vazhdon të vrasë, Kina nuk lejon të dalin nga shtëpitë mbi 60 milionë persona

Koronavirusi vazhdon te marre jete njerezish. Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë arriti në 1,770, njoftoi sot Komisioni​ i Shëndetit Kombëtar. Vetem të dielen janë raportuar 100 vdekje nga virusi i rrezikshëm. Ndërkohë që në mbarë botën siç raporton BBC, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70,548. Jashtë Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.

Pas shumë masave të ndërmarra më herët për të luftuar epideminë, Kina u ka kërkuar 60 milionë personave në Hubei që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Po ashtu, atyre u është ndaluar edhe përdorimi i makinave private. Vetëm një person për familje do të dalë çdo tre ditë për të blerë ushqime.

Virusi vdekjeprurës, i cili mendohet ta ketë origjinën nga një treg ku shiteshin kafshë të egra në provincën kineze të Hubeit, e ka vendosur Partinë Komuniste në një sfidë të madhe për të parandaluar përhapjen e tij dhe në të njëjtën kohë për të minimizuar dëmet e ekonomisë të dytë më të madhe në botë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.