Këngëtarja e famshme nuk harron të urojë Kosovën për pavarësinë, ja video që mori mijëra pëlqime

Kosova mbush sot plot 12 vjet që ka fituar pavarësinë e saj. Këtë ditë të shënuar po e feston edhe këngëtarja e famshme, Rita Ora.

Kjo e fundit ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video të shkurtër të shkëputur nga klipi  “Shine Ya Light” i xhiruar në Kosovë në vitin 2012.

“Gëzuar Ditën e pavarësisë Kosovë. Urime 12 vjet pavaresi KOSOVA jonë ❤❤❤🎉🎉🎉 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰❤❤❤✨✨✨✨ kthim pas në kohë të videos “Shine Ya Light”, shkruan këngëtarja në shqip.

Këngëtarja e famshme e ka dëshmuar shpesh herë se është krenare për originën e saj, dhe ka ndihmuar njerëzit në nevojë në Kosovë e Shqipëri.

Ajo është shumë e lidhur me vendin e saj të origjinës, kulturën dhe artin dhe kjo edhe falë ndikimit të prindërve të saj!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.