E veshur me fustan të kuq dhe e rrethuar nga…/ Zbulohet fotoja e prezantueses pak orë para se të vetëvritej

Një mikeshë e yllit televiziv Caroline Flack ka publikuar një foto, e cila besohet se është imazhi i fundit i 40-vjeçares, pak orë para se ajo të vriste veten.

Mollie Grosberg, një producentë televizive publikoi në “Instastory” një foto ku shkruante: “Shën Valentini ynë qesharak këtë vit na solli biskota dhe tërshërë këtë vit”.

Prezantuesja e njohur e “Love Island”, Caroline Flack, ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 14 shkurt, ndërsa lajmin e konfirmoi vetë familja për mediat e huaja.

Dyshohet se Flack i dha vetë fund jetës në ditën e Shën Valentinit, megjithëse nga kërkimet e para u duk se s’kishte asnjë problem me partnerin. Për më tepër, ai e kishte uruar prezantuesen në Instagram me rastin e 14 shkurtit.

Së fundmi, 40-vjeçarja po merrte ilaçe kundër depresionit, ndërsa po luftonte me problemet e shëndetit mendor.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.