‘Dashuri me shikim të parë’, historia e shitëses që çmendi Ronaldon (Foto)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ranë kokë e këmbë në dashuri me njëri tjetrin që herën e parë që u panë! Ylli i futbollit dhe modelja u takuan 4 vite më parë, kur 22-vjeçarja ishte thjesht punonjëse në një dyqan.

Çifti u pa bashkë për herë të parë në nëntor të 2016-ës, teksa shëtisnin në Disneyland të Paris-it. Mjaftuan disa fotografi të shkrepura nga paparacët, që lajmi i dashurisë së tyre të mbushte faqet e revistave dhe portaleve të botës.

Të binte në dashuri me një djalë si Ronaldo, do ta trazonte jetën e qetë të Rodriguez-it. Asokohe, Georgina ishte shitëse në një prej dyqaneve të Gucci-it, kur Ronaldo kaloi rastësisht për të bërë shopping.

Shkëndijat e para u vunë re që në takimin e parë, por koha s’mjaftoi atë ditë për ta. Fati kishte rezervuar një tjetër takim! Dyshja rastistën në një event të organizuar nga Dolce & Gabbana ku ishin të dy të pranishëm. Kësaj here, as Ronaldo dhe as Rodriguez nuk ia lanë më gjërat rastësisë.

“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Ka shumë harmoni mes nesh. Jemi toleratë dhe të komunikueshëm, nuk mërzitemi kurrë me njëri tjetrin”, u shpreh Ronaldo gjatë një intervistë për Corriere della Sera.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.