Bandat në Hong Kong hyjnë të armatosura në supermarkete, vjedhin…letër higjenike!

Banda të armatosura kanë grabitur me qindra pako letrash higjenike në Hong Kong. Paniku i koronavirusit ka bërë që njerëzit në këtë territor të zbrasin raftet e supermarketeve dhe farmacive nga disa artikuj, e letrat e banjës janë një prej tyre. Në lagjen Mong Kok, furnizuesin e një marketi e pritën jashtë njerëz të armatosur me thika që e kërcënuan dhei vodhën letrat higjenike. Policia më vonë arrestoi dy prej tyre e mori mbrapsht një pjesë të pakove.

Apple Daily njoftoi se ishin vjedhur gjithsej 600 pako me letra tualeti, vlera  e të cilave shkonte në 218 dollarë. Në mbarë Hong KOngun, mbërritja e furnizimeve nëpër dyqane është shoqëruar me radhë të gjata njerëzit që presin jashtë. Pavarësisht garancive të qeverisë se artikujt nuk do të mungojnë në treg, paniku që ka përfshirë njerëzit prej koronavirusit i ka shtyrë ata të blejnë masivisht rezerva të disa artikujve sidomos atyre dezinfektues, letrave higjenike, orizit e makaronave.

Maskat e fytyrës dhe pastruesit e duarve thuajse është e pamundur të gjenden më. Autoritetet fajësojnë thashethemet online për këtë panik. Megjithatë, një situatë e ngjashme është raportuar dhe në Singapor, ku janë konfirmuar tashmë 75 raste të konfirmuara të koronavirusit. Të premten, në Hong Kong u regjistruan tre raste të reja që e cojnë në 56 numrin e infektimeve në këtë qytet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.