Albin Kurti nuk i erdhi në takim, Veliaj tregon se çfarë ndodhi

Lajmi se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti nuk i shkoi në takim, ngjalli vëmendje të madhe. Por kryebashkiaku Erion Veliaj tregon arsyen e anulimit të takimit. Ai tha se takimi nuk mundi të realizohej, për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit, e po ashtu se edhe ai kishte shumë aktivitete, të parashikuara për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet. Veliaj gjithsesi shtoi se takimi do të zhvillohet në një moment tjetër.

“Ishte një takim i parë kortezie. Ne kishim 100-vjetorin e Tiranës, me një ngarkesë të jashtëzakonshme, kurse ai pati disa takime, ku disa nuk përfunduan në orar, kështu që ndodhi për mospërputhje axhendash. Jam i sigurt se do kemi një mundësi tjetër. Ajo që mendoj është që për një takim të parë kortezie, ndoshta i organizuar pak me ngut, janë gjëra që falen, kështu që nuk ka asnjë hatërmbetje”, tha Veliaj në emisionin “Real Story”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.