Alarm i kuq nga cikloni “Deniss”, pas Londrës kërcënohet Belgjika dhe Franca (FOTO)

Rrugët bregdetare janë të bllokuara për të parandaluar të tjera viktima nga dallgët deri 20 metra të larta, ndërsa është mobilizuar edhe ushtria dhe rezervistë në zona të ndryshme për të siguruar humbjen e jetëve të tjera nga përmbytjet në Angli.

Stuhia “Dennis”, një nga ciklonet më të mëdhenj ekstratropikal që janë parë ndonjëherë në ishujt britanikë kanë fituar fuqi me erërat që kanë arritur në 160 km/orë.

Njësitë e shpëtimit nuk kanë mundur ende të identifikojnë kufomat e dy burrave që deti i nxorri në brigjet jug-lindore të Britanisë së Madhe si dhe të një vajze në bregdetitn e Brighton.

Në shumë aeroporte të qyteteve britanike janë anuluar qindra fluturime për shkak të tërbimit të erës si dhe është ndërprerë trafiku hekurudhorë. Stuhia e fortë ka goditur edhe Belgjikën dhe Francën, teksa alarmi i kuq është lëshuar në pjesën veri-perëndimore të vendit ku mbi 70 000 shtëpi janë pa energji elektrike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.