Virusi vdekjeprurës nuk ndalet, rritet frikshëm numri i viktimave dhe të prekurve

Deri më tani janë 1669 viktima nga kronavirusi në mbarë botën. Ndërkohë numri i të infektuarve raportohet që të jetë mbi 69 000, kryesisht viktimat janë në Kinë.

Në anijen Diamond Princess janë njoftuar edhe 70 raste të tjera të konfirmuara më koronavirus, ndërsa numri i të prekurve në total në anije ka shkuar në 356.

Pritet që ditën e sotme të evakuohen amerikanët që ndodhen në anije, dhe më pas do të futen në karantinë për një periudhë 14-ditore në vendin e tyre.

Ditën e djeshme vdekja e një turisti kinez në Francë shënoi edhe viktimën e parë nga koronavirusi brenda kufijve të Evropës.

Kjo javë ka qenë java me numrin  më të lartë të të prekurve, kur në një ditë janë raportuar 15 000 persona të prekur në Kinë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.