Teuta fiton me përmbysje, ngjitet në renditje dhe kap vendin e katërt

U mbyll me suksesin 3-1 me përmbysje të Teutës ndaj Vllaznisë, java e 22-të e Kategorisë Superiore. Në Niko Dovana durrsakët e Edi Martinit u rikthyen te fitorja në kampionat duke marrë një sukses me shumë vlera që i ngjiti në vendin e 4-t të renditjes.

Ishin shkodranët që kaluan të parët në avantazh me Gurishtën që përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas një tentative të Gilman Likës nga goditja standarte dhe pritjes së Frashërit. Por avantazhi i Vllaznisë nuk zgjati shumë pasi në minutën e 24-të Rustem Hoxha u gjend në vendin dhe në kohën e duhur duke barazuar rezultatin.

Në fundin e pjesës së parë një tjetër mbrojtës Todorovski kaloi “djemtë e detit” në epërsi, ndërkohë që vetëm pak sekonda pasi kishte filluar pjesa e dytë Teuta trefishoi shifrat duke vulosur fitoren me golin e Lorenco Vilës. Reagimi i Vllaznisë ishte i dobët me Teutën që e menaxhoi shumë mirë avantazhin deri në fund. Me këtë sukses durrsakët u ngjitën në kuotën e 35 pikëve ndërsa Vllaznia mbeti në vendin e 8-të me 28 pikë.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.