Telashe të tjera për Manchester City-n, rrezikon që të humbasë edhe titullin në Premier League

Manchester City do të duhet që të ristrukturojë financat e klubit totalisht, e me shumë mundësi kjo do të çojë në shitjen e yjeve të ekipit si Raheem Sterling, Kevin De Bruyne dhe Aymeric Laporte, nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv lë në fuqi dënimin e pezullimit me dy vite të klubit nga Liga e Kampioneve.

Ky dënim u dha nga Komisioni i Kontrollit Financiar për Klube i UEFA-s.  Por për “qytetarët” mund të ketë një tjetër ndëshkim. Ata rrezikojnë seriozisht që të humbasin edhe titullin e fituar në 2014-ën në Premier League, nëse hetimi nga institucioni drejtues i kampionatit, do të gjejë që ata kanë thyer rregullat financiare. Këto akuza City i mohon me forcë.

Trajneri Pep Guardiola ndërkohë e mbështet klubin dhe nuk ka në plan të largohet, ndërsa beson se ndaj tij do të jerë dënimi për thyerjen e rregullave të Fair Play-t Financiar.

Rregullorja e Premier League-s thotë që mund të hiqen pikë edhe në kampionatet e shkuara, nëse konfirnmohen akuzat e hetimit, i cili do të prekë periudhën 2012-2016.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.