Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shehu: Mungojnë masat e duhura për koronavirusin, qeveria propagandë si Kim Jongu

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për masat e marra nga qeveria shqiptare për të parandaluar dhe izoluar sëmundjen e koronavirusit, e cila ka shkaktuar alarm në botë. Sipas tij, në vend mungon një karantinë, ndërkohë që i quan masat e marra sipërfaqësore.

“Heshtja e plotë e shtetit, me gjithë insistimin, për të shpjeguar ku ndodhet kjo ‘karantinë’ që flasin, si është organizuar ajo e ‘zinxhiri’ i domosdoshëm në funksion të saj e të mbrojtjes nga ajo epidemi e mundshme, flasin për mos egzistencën e saj, apo për ndonjë të tillë vetëm ne 3D.

Një ‘karantinë’ mbrojtëse në këtë rast nuk mund të jetë ndonje ‘dhomë’ me disa shtretër, por një strukturë shumë komplekse në projekt, organizim e funksionim.”, shkroi ai në Facebook.

Shehu i quan masat e deritanishme “shumë superficiale e në nivel propagande, që nuk japin asnjë siguri.

“Teoritë konspirative të ‘sekretit shtetëror’ janë vetëm ‘gjethe fiku’ e të denja për rregjimin e Kim Jong-ut.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore