Shefi i politikës së jashtme të BE-së beson se dialogu Kosovë-Serbi do të nisë shpejt

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kosova dhe Serbia do të nisin shpejt dialogun politik. Dhe kjo sepse tani është formuar qeveria në Prishtinë.

“Qeveria e Kosovës është formuar një javë më parë. Kosovarët nuk kanë pasur qeveri dhe nuk kanë mundur që të nisin bisedimet, por tani kanë qeveri”, tha Borrell në REL.

Ai shtoi se unioni duhet që të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialogun.

“Nuk ka rëndësi se kush do të jetë, por mendoj se na duhet dikush që e njeh rajonin, që është një diplomat me eksperiencë dhe që ka vullnet të angazhohet sepse e dini se kjo punë kërkon punë 25 orë në ditë, çdo ditë. Nuk mund të punoni për një javë dhe të shkoni të bëni diçka tjetër”.

SHBA ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguar special në dialogun ndërmjet dy shteteve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.