Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Kanada të buzëqeshur, e kanë harruar Anglinë

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan u rikthyen në Kanada të buzëqeshur, për të vazhduar jetën pas vendimit për të hequr dorë nga jeta “mbretërore” në Britaninë e Madhe. Kjo është hera e parë që ata fotografohen pas vendimit për t’u larguar drejt shtetit amerikano-verior.

Ata udhëtuan nga SHBA-ja, ndërsa nuk e kishin me vete djalin e tyre, Archie-n. Çifti duket se e ka lënë pas të gjtihë rrëmujën e disa javëve më parë, sepse u shfaqën të lumtur dhe të relaksuar, e tani mendojnë se si të ngrenë biznese të reja në atdheun e ri.

Meghan ishte veshur me një këmishë me vija dhe xhinse të errëta dhe në dorë po mbante një çantë lëkure lap topi të zezë. Ndërsa Harry kishte një veshje rastësore, bluzë gri, xhinse dhe atlete.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.