Plakja e parakohshme/ Vdes vajza 8 vjeç, dukej sikur të ishte 80

Në Ukrainë një vajzë 8 vjeçare ka vdekur si pasojë e plakjes së parakohshme. Mjekët thanë se mosha biologjike e Anna Sakidon ishte afër 80 vjeç kur ajo vdiq pavarësisht se lindi vetëm tetë vjet më parë.

Sëmundja e rrallë gjenetike nga e cila vdiq quhet sindroma “Progeria Hutchinson-Gilford”. Kjo gjendje bëri që eshtrat e saj të rriteshin shumë ngadalë, duke ndikuar në lëvizjen e duarve dhe këmbëve, dhe organet e saj po plakeshin shpejt.

Vogëlushja kishte pësuar shumë probleme shëndetësore dhe kur vdiq peshonte vetëm 17 kg. Nëna e saj e re, Ivana, tha se ishte e gatshme të sakrifikojë gjithçka për ta parë vajzën e saj të shëndetshme.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.