Në pranga tre shqiptarë në Peruxhia, u kapën me dy kile kokainë

Karabineirët e Peruxhias vunë në pranga tre shtetas shqiptarë, të cilët u kapën me dy kile kokainë. Ata u ndaluan gjatë një operacioni që u krye në zonën mes Corciano-s dhe Castel del Piano-s. Agjentët ishin duke kontrolluar terrenin dhe me të parë shqiptarët, dyshuan dhe i ndaluan ata. Pas kontrolleve të kryera,  gjetën drogën e fshehur.

Sipas “Corriere dell Umbria”, karabinierët kishin marrë informacione për elementë problematikë nga kolegët e tyre. Të ndaluarit po udhëtonin me dy makina dhe kjo ngjalli dyshime, për shkak të mënyrës se si lëviznin. Krabinierët ndaluan mjetet tip “Volvo’ dhe” Volkswagen”, e pas kontrolleve të kryera, gjetën të fshehur drogën.  Ndaj tyre ka nisur hetimi për transport të lëndëve narkotike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.