Me kapele dhe i veshur sportiv, Basha ‘arratiset’ në natyrë me bashkëshorten (Foto)

Ndonëse gjatë javës ka një axhendë të ngarkuar politike, duket se kreu i PD-së Lulzim Basha ka gjetur kohë për të shpenzuar dhe me bashkëshorten e tij, Aurela.

Lideri demokrat teksa i ka uruar shqiptarëve një të diel të mbarë, shfaqet i buzëqeshur pranë gruas së tij. I veshur sportiv dhe me kapele, Basha shihet mes natyrës, larg zhurmës politike, duke shfrytëzuar këtë ditë pushimi dhe me diell.

“Ju uroj një të dielë të mbarë ☀ dhe orë të gëzueshme me njerëzit tuaj të dashur😊:, shkruan Basha përkrah fotos.

Duhet të themi se kohët e fundit, kreu i PD-së Lulzim Basha është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.