Me gjysmë kile kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Savona

Karabinierët e Savonas arrestuan një shqiptar, i cili u kap me një sasi prej gjysmë kilogrami kokainë. I arrestuari me inicialet K.J ishte rezident në Francë por u ndalua në Vado Ligure, ku jetonte prej disa kohësh.

Atij iu bë shenjë të ndalonte, ndërsa lëvize me një makinë dhe para policëve shfaqi shenja nervozizmi dhe dha përgjigje evazive, duke nxitur karabinierët që të nisin një kontroll të hollësishëm.

Të fshehura në mjet u gjetën 510 gramë kokainë. Por kontrollet vazhduan edhe në banesën e shqiptarit, ku u gjetën peshore dhe të tjerë materiale që shërbenin për ta ndarë drogën në doza.

Shqiptari u shoqërua në qelitë e burgut të “Marassi-t” në Xhenoa, në pritje për të dalë përpara gjykatës. Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.