Lazio e Strakoshës rrëzon Interin nga froni, trembet Juventus dhe Ronaldo

Lacio ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Interit në “Olimpiko”. Skuadra e drejtuar nga Inzagi ka fituar 2-1 me përmbysje dhe kështu ka marrë vendin e dytë.

Interi kaloi në avantazh një minutë para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, me Eshli Jang. Ai me një goditje preçize brenda zonës, nuk i la asnjë hapësirë Strakoshës të reagonte.

Në fillimin e pjesës së dytë, Lacio fitoi penallti. Përsipër për ta goditur e mori i zakonshmi, Çiro Imobile, që nuk fali dhe barazoi shifrat.

Ndërkaq në minutën e 70-të, me një lëvizje të bukur brenda zone dhe një goditje të saktë, Milinkoviç Saviç përmbysi gjithçka dhe i dha tre pikët ekipi të tij. Lacio tashmë shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, teksa ka një pikë më pak se Juvja dhe dy më shumë se Interi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.