Konferenca e Donatorëve, “lutje” dhe nga një diplomat “shqiptar”

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca me anë të një reagimi në Twitter ka folur rreth Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet nesër në Bruksel, ku vendet e ndryshme do të kontribuojnë për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit të 26-nëntorit.

Soreca në reagimin e tij shkruan se ka pasur përgatitje shumë intensive dhe tashmë janë hapat e fundit të saj. Ambasadori i BE shkruan ndër të tjera komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.

“Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar”- shkruan Soreca në Twitter.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.