Katastrofë në Angli nga stuhia Dennis, pezullohen fluturimet dhe shumë të plagosur (FOTO)

Stuhia Dennis ka shkaktuar tre viktima në Britaninë e Madhe ndërsa qindra persona kanë mbetur të plagosur. Sipas raportimeve të mediave angleze, viktima i tretë është një burrë 60 vjeç i cili u gjet duke pluskuar mbi një lum.

Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa ka bllokuar dhjetra rrugë duke paralizuar qarkullimin. Rreth 50 mijë udhëtarë janë prekur nga pezullimi i fluturimeve dhe lundrimeve.

Stuhia Denis është konsideruar si post- stuhia e Kiarës, ku në disa rajone ajo është shfaqur në formën e borës dhe erërave të forta kurse në rajonet qendrore dhe jugore në formën e shirave të rrëmbyeshëm. Stuhia Dennis është vlerësuar si një nga pesë ciklonet më të forta në Oqeanin Atlantik këtë sezon.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.