I vendoset eksploziv administratorit të Vllaznisë, policia blindon zonën

Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë Suad Lici, sasia e dyshuar si tritol fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Aktualisht forca të shumta policie ndodhen tek mjeti, i cili është i parkuar ne afërsi të banesës së Suad Licit, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako të mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol, por ende e pakonfirmuar. Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autoreve të vendosjes se kësaj pakoje të dyshimtë. Administratori i Vllaznisë Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i Vllaznisë por asnjëherë nuk ka bërë denoncime.

Edhe me parë trajnerë apo drejtues të Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fushat stervitore si rasti i ish-trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe të tjerë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.