“Festivali i lakuriqësisë”, me mijëra të pranishëm në Japoni

Me mijëra pjesëmarrës u mblodhën në “Festivalin e lakuriqësisë” që mbahet në prefekturën e Okajamas në jug të ishullit japonez të Honshusë.

Eventi që në japonisht quhet “Hadaka Matsuri” është një festival energjik dhe i “egër”, që zhvillohet çdo vit në të shtunën e tretë të shkurtit në tempullin “Saidaiji Kanonin”.

Pjesëmarrësit duhet që të vishen minimalisht, zakonisht me një veshje tradicionale që quhet “fundoshi” dhe çorape të bardha që quhen “tabi.”

Në festival festohet për prosperitetin, fertilitetin dhe të korra të mira.

Festivali nisi nga një ritual 500 vite më parë gjatë periudhës “Muromaki” (1338-1573), kur fshatarët e fshatrave të zonës luftonin për të kapur talismanë letre, që jepeshin nga një prift në tempull.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.