Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ekskluzive/ A i është refuzuar viza amerikane familjarisht, Aleksandër Frangajt, pronarit të TV Klan?!

Deri më sot në Departamentin e Shtetit rezultojnë tre shtetas shqiptarë, të shpallur non-grata, ndërsa një pjesë tjetër u janë refuzuar vizat për në Shtetet e Bashkuara. Mes vizave të refuzuara janë gjyqtarë, prokurorë, gazetarë dhe pronarë mediash. Një prej personave të padëshiruar në Shtetet e Bashkuara është edhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj.

Burime për Gazetën Shqip, konfirmojnë se Frangaj është paraqitur familjarisht për vizë në Ambasadën Amerikanë, rreth 1 vit më parë. Burimet shtojnë se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën, pa i dhënë asnjë shpjegim familjes Frangaj. Zakonisht, Ambasada Amerikane të refuzon vizën për dy arsye: E para nëse nuk ke të ardhura të mjaftueshme për të kryer udhëtimin (gjë që nuk ndodh me Frangajn) dhe e dyta nëse je i dyshuar si person i përfshirë në veprimtari korruptive dhe kriminale.

Ky është rasti i parë në Shqipëri, që një pronari media kombëtare, i refuzohet viza amerikane familjarisht. Mendohet se një nga arsyet e refuzimit të vizës, është ndërhyrja e pazakontë e Frangajt në gjykata dhe prokurori, për të mbrojtur biznese të dyshimta.

Amerikanët e kanë në "listën e zezë" Aleksandër Frangajn, për shkak të përgjimeve dhe dëshmive, ku i ka kërkuar gjyqtarëve vendime abuzive, për të favorizuar biznese të caktuara ku Frangaj është i përfshirë indirekt. Një pjesë e këtyre gjyqtarëve si Shkëlzen Selimi dhe Artan Zeneli u është refuzuar viza gjithashtu nga Ambasada Amerikane.

Frangaj në "listën e zezë" të SHBA

Ambasada Amerikane ka shumë arsye që familjes së pronarit të TV Klan, t'i refuzohet viza. Aleksandër Frangaj akuzohet si një nga biznesmenët që ka përfituar në mënyrë abuzive gjatë pushtetit 8-vjeçar të Sali Berishës. Jo më kot, ky i fundit shfaqet si agjent marketingu i TV Klan, si aksioner, si Administrator etj. Por kjo është një tjetër temë.

Berisha i fali plot 12 milionë euro reklama TV Klan gjatë 8 viteve qeverisje ndërkohë që të gjitha televizionet e tjera të marra sëbashku, nuk i kaluan 2 milionë euro. Shumë analistë në atë kohë, flisnin se Sandri i TV Klanit shpik reklama të panevojshme për Ministrat e Berishës, vetëm për të përfituar qindra mijëra euro. Kjo ishte pagesa e drejtëpërdrejtë e Berishës për Frangajn, për t'i shërbyer mediatikisht duke mbuluar të gjitha abuzimet e pushtetit.

Vijojmë më tej.

Aleksandër Frangaj në mënyrë të dhunshme dhe tepër abuzive, zaptoi ambientet sportive në Qerret të Kavajës, e njohur si çështje "Laguna Blu". Dhjetra banorë u ngritën në protestë kundër këtij vendimi arbitrar, por Aleksandër Frangaj përdori sërish median e tij, TV Klan për t'i ushtruar presion institucioneve duke e tjetërsuar këtë pronë. Sot këto dy fusha sportive janë zhdukur dhe mbi to u ndërtua një vilë superluksoze, në pronësi të Aleksandër Frangajt. Sot, kjo vilër është shitur nga Frangaj me vlerë mbi 1 milionë euro.

Një tjetër megaskandal që u përfol për Aleksandër Frangajn, është pushtimi i ish Kinostudios nga TV Klan. Në vitin 2009, qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t?u dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve. Sot që flasim, 70 % të këtij territori e ka zaptuar në mënyrë abuzive Aleksandër Frangaj, nëpërmjet televizoneve të tij, Klan, Klan Plus dhe Abc News.

Sëfundmi, nëse shikon edicionin e lajmeve të TV Klan, e kuptoni se çfarë reklame i bëhet projektit të rrugës Milot-Balldren, që i kushton shqiptarëve plot 17 milionë euro një km rrugë. Pas kësaj skeme të fryrë financiare, thuhet se qëndron Aleksandër Frangaj, nëpërmjet një krushku të tij.

Këto janë vetëm disa nga arsyet se përse amerikanët e kanë vënë në rreth të kuq Aleksandër Frangajn. Gazeta SHQIP do t'i shfaqë rast past rasti, me dokumenta, sesi Sandri i TV Klan u kthye në oligark mediatik nga pushteti i Berishës, duke përfituar mbi 20 milione euro para cash dhe prona me vlerë të lartë.

Para 20 vitesh, Frangaj ishte thjesht një gazetar me rrogë modeste. Pyetja që ngrihet natyrshëm nga Amerikanët është sesi ky u bë personazh u bë miliarder?

Prandaj, Ambasada Amerikane ka prova të pakundërshtueshme, që Aleksandër Frangajn, ta fusë në "listën e zezë", duke i refuzuar familjarisht vizën, një rast unikal në botë për një pronar media.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore