Dy shqiptarë në ISIS/ Shmanget sulmi terrorist në Zvicër, ishte planifikuar në aeroport

Sulmet terroriste po shfaqen gjithmonë e më shumë në mbarë botën, ku në të shumtën e rasteve mbeten viktima dhe shumë të plagosur. Së fundmi një sulm terrorist është shmangur  pranë aeroportit të Gjenevës në Zvicër. Sipas mediave të huaja mes të arrestuarve janë identifikuar edhe dy shqiptarë.

Sipas gazetës zvicerane ‘Le Temps’, është mësuar se shërbimet sekrete amerikane kishin alarmuar homologët e tyre në Zvicër për rrezikun e një sulmi terrorist në aeroportin e Gjenevës.

Në raportime të mediave të huaja thuhet se ISIS e kishte planifikuar sulmin kundër depove me derivate të naftës që gjenden shumë pranë aeroportit të Gjenevës, por nuk ia dolën me sukses.

Gazeta shkruan se tre personat që kishin planifikuar sulmin, takoheshin herë pas here në një xhami në Gjenevë. Sipas ‘Le Temps’ këta persona janë njohur si shtetas të papunë, e në vështirësi integrimi dhe kishin dështuar në tentativat për  të pasur një jetë normale.

Sipas dokumenteve të gjetura nga policia, është mësuar se grupit në aeroportin e Gjenevës, do t’i shtoheshin edhe dy shqiptarë për të finalizuar planin. Por ata u arrestuan rrugës për në Zvicër.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.