Dikur priste personazhe të famshëm, sot një qytet “fantazmë” në Qipro (FOTO)

Dikur ishte një qytet turistik që priste personazhe të famshëm si Elizabeth Taylor, Richard Burton dhe Brigitte Bardot, por sot Maras në Qipro është shndërruar në një qytet fatazmë

Pika turistike mesdhetare, në periferi të Famagustës, është braktisur që në kohën kur Turqia pushtoi Qipron veriore, pas grushtit të shtetit të frymëzuar nga Greqia, në vitin e largët 1974.

Më shumë se 39 mijë banorë u dëbuan nga qyteti më 20 korrik të vitit 1974, përpara se forcat turke të merrnin nën kontroll zonën dhe që prej asaj kohe qyteti ka mbetur i shkretë.

Maras u mbyll pas miratimit të një rezolute nga Kombet e Bashkuara në 11 maj të vitit 1984, për të ndaluar vendosjen e banorëve në qytet. Qyteti arriti deri në 39 mijë banorë në lulëzimin e tij, kur shumë milionerë përveçse e zgjidhnin atë si një vend për pushime, blenë edhe shtëpi në atë zonë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.