Dallga gjigande i merr jetën DJ të famshëm rus (EMRI+FOTO)

Një DJ shumë i njohur në Rusi ka humbur jetën pasi është përplasur nga një dallgë gjigante në shkëmbinj në plazhin Bondi në Australi.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërsa mediat australiane kanë publikuar edhe një video të shkurtër të momentit kur dallga gjigante “përpin” Andrei Ivanov, 47 vjeç, dhe bashkëshorten e tij që po qëndronin në breg të detit, në një zonë shkëmbore.

Fatmirësisht, bashkëshortja e Ivanov arriti të dilte sërish në breg, edhe pse me plagë në trup, dhe kërkojë menjëherë ndihmë për burrin e saj, i cili ishte “zhdukur”. Për rreth 30 minuta, grupet e shpëtimit arritën të gjejnë trupin e DJ-t rusi, por ai kishte humbur jetën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.