Cakaj takon homologun kroat: Koha që BE-ja të hapë negociatat

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u takua me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman në Gjermani, ku diskutoi për nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kroacia ka marrë presidencën e BE-së dhe një ndër objektivat e saj ka hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtysë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi!”- shkroi Cakaj në profilin e tij në Facebook.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.