Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tronditet Shkupi/ Breshëri plumbash në kazino, vritet i riu shqiptar dhe një punonjës sigurimi

Dy persona kanë mbetur të vrarë sot herët në mëngjes, në një grabitje të kazinos në rrugën "Magjistralja e Adriatikut" në Shkup.

"Më 15 shkurt 2020 në ora 04:47 minuta në SPB, Shkup është denoncuar se në kazinonë që gjendet në rrugën ?Magjistralja e Adriatikut?, katër persona të armatosur janë futur brenda kazinosë dhe kanë filluar të gjuajnë ndaj personave prezent në Kazino.

Ata kanë qëlluar 22 vjeçarin V.H. nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Derisa sipas denoncimit, 20-vjeçari B.N. nga fshati Krushopek i Komunës së Sarajit, i cili ka qenë i punësuar si sigurim në kazino, me kundak është goditur në kokë dhe ai ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas denoncimit, personat e armatosur më pas kanë marrë xhiron ditore, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Shkup dhe po merren të gjitha masat për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore