Tragjike! 17-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në dhomën e prindërve (Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Montefiascone, në provincën e Viterbo, ku një shqiptare e quajtur Aurora Grazini, vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, u gjet e vdekur në shtratin e prindërve.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi ajo la ambientet e spitalit Belcolle pasi kishte shkuar për shkak se nuk ndihej mirë. Megjithëse familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, ndërhyrja ka qenë tepër vonë pasi 17-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë vdekja misterioze e 17-vjeçares ka bërë që Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo të nisin hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e vdekjes së saj. Trupi i vajzës është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën.

“Zoti im jooooooooooooo, ishte e bukur si një lule. Ajo iku si një engjëll !! Joooooooooooooo prehu në paqe vajzë e ëmbël!!! “, është një nga shumë mesazhet që u shfaqën në profilin Facebook të vajzës nga të afërmit./TopChannel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.