Tragjedia me 3 të vdekur në Bulqizë, 22-vjeçarja nuse për në banesën e fundit (Foto)

Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia në Bulqizë, ku humbën jetën nëna me dy fëmijët.

Nëna Rajmonda Tola së bashku me dy fëmijët e saj, Fatjonin dhe Rudinën humbën jetën,ndërsa vajza tjetër Merita ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën

Në fshatin Zapoq të Ostreni mbizotëron zia, lotët e dhimbja. Tre jetë të humbura nga e njëjta familje. Rudina, e cila do ta kurorëzonte dashurinë e saj me një banor të fshatit fqinj me Ostrenin, mbajti veshur fustanin e nusërisë, jo për në altar, por fatkeqësisht për në banesën e fundit.

Familja ka hapur dyert e mortit, dhe trupat e pajetë u përcollën për në banesën e fundit. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen, shpenzimet për ceremoninë mortore u mbulohen nga Bashkia e Bulqizës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.