Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Revolucion në tregtimin dhe prodhimin e ushqimeve në vend

Retaili (rrjete supermarketesh të organizuara në mënyrë moderne) ushqimor sot në vendin tonë has në shumë problematika që vijnë nga faktorë të ndryshëm, por që kryesisht kanë karakter legjislativ. Përpjekjet drejt suksesit dhe njëkohësisht lufta për një pozicionim të mirë në treg e bëjnë këtë biznes nga më të vështirët kur vjen puna të flasim për Retail, por aq sa edhe më të thjeshtin nëse do nënkuptojmë ??dyqanet e lagjes?? ose si ndryshe quhen nëpër konferenca, raporte e deklarata të natyrës statistikore, bizneset e vogla .

Drejtimi i një Shoqërie Retaili për një kohë të gjatë (rreth 20 vjet) dhe kalimi i të gjitha kohëve zhvillimore që natyralisht ka përshkruar edhe ky biznes përgjatë viteve nga 90 e deri më sot, më ka bërë të kuptoj qartazi se ne nuk duam dhe jo nuk mundemi.

Këtu analiza, pa dashur të hyjë shumë në të thella profesionale, kthen të gjithë treguesit e saj kryesisht drejt faktorit shtet dhe zbatueshmërisë së ligjit.

Ndoqa me vëmendje fjalimin e ministrit Çuçi në foltoren e Parlamentit rreth ndryshimeve në ligjin e Ushqimit dhe të them të drejtën më erdhi mirë për vendimin dhe punën e bërë në marrjen përsipër të një nisme kaq të rëndësishme, siç është ndryshimi i një ligji, por njëkohësisht edhe keq për sesi dhe ku po përpiqemi ta ndryshojmë .

Ajo ç?ka kuptova më shumë ishte një qasje tjetër ndaj sipërmarrësit ku në vend të ashpërsimit të gjobave ose shpeshtimit të kontrolleve, AKU-ja do udhëhiqet nga historiku i vlerësimit të biznesit në kohë (në raport me kontrollet) duke reduktuar për rrjedhojë kontrollin dhe njëkohësisht duke ja bërë më të lehtë ankimimin subjektit nëpërmjet Komisionit të posaçëm që do marrë në shqyrtim kundërshtimet e masave.

Ministri Çuçi nuk e la pa përmendur mbështetjen ndaj operatorit nëpërmjet këtyre ndryshimeve në ligj dhe patjetër ashtu si ai nënvizoi, kjo nismë nëpërmjet edhe përmirësimit, specializimit të burimeve njerëzore, është edhe bashkëkohore krahasuar me vendet e tjera të kontinentit tonë.

Patjetër që të kesh shtetin partner dhe jo vetëm tagrambledhës është luks sidomos për ne shqiptarët, patjetër që të ndjekësh eksperiencat e vendeve si Irlanda është gjetje përveç se zgjidhje , por a mundemi që në këtë zallamahi të madhe ushqimore ku shitet ??sapuni për djathë?? e ku ndërveprimi institucional lë për të dëshiruar aq sa si pasojë portat kufitare të vendit tonë janë krejtësisht të gjëra sa hyn ??derri me gjithë dosë?? . Ne të hiqemi sikur tashmë ka ardhur koha e karotës dhe kërbaçi duhet flakur tutje!!

Kush mund të quhet biznes i vogël me rrezik të minor aq sa për t?ia bërë më të thjeshtë jetën nëpërmjet heqjes nga lista e atyre bizneseve që duhet të përmbajnë sistemin e vetëkontrollit. A nuk është ky biznes vogël një rrezik i madh për klientin (ne e quajmë klient jo konsumator duke ja maksimizuar rëndësinë që ka) nëse jeta e tij vihet në lojë si pasojë e helmimeve që vijnë nga ushqimet.

Nga njëra anë, duke qenë vetë subjekt i këtij ligji tashmë me ndryshimet përkatëse duhet të më vijë mirë dhe ndoshta fërkimi i duarve do të ishte gjëja e duhur për të bërë, por për sa kohë moszbatueshmëria e ligjit, ndryshimi në funksion të përmirësimit përmes masave inteligjente, bashkuese ose lehtësuese quajeni si të doni, në vend të rritjes së kualitetit e shtimit të sigurisë ushqimore do pjellin kaos në këtë fushë, atëherë më lejoni t?u them se nuk kemi bërë asgjë.

E di që është shumë e lehtë të bësh kritikun dhe mosbesuesin por argumenti është i fortë mendoj dhe ç?ka më bën edhe ta besoj ishte pikërisht numri i deputetëve në sallën e Kuvendit (mund të numëroheshin me gishta) në kohën e fjalimit të Ministrit për një çështje kaq të rëndësishme .

A nuk do ishte më mirë nëse konsultimet, në mungesë të specialistëve të mirëfilltë të fushës brenda skuadrës së AKU-së , propozimet dhe marrjen e informacionit mbi nevojën emergjente që tregu sot shfaq t?i gjenim pikërisht përmes tavolinave të përbashkëta me ne, Retailin e organizuar.

A nuk është kjo një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të ekonomisë shqiptare sa për t?u trajtuar me shumë vëmendje e përkushtim. Ç?na nevojitet heqja e barrierave doganore midis vendeve fqinje , thjeshtëzimi i praktikave etj, kur nuk arrijmë dot të eksportojmë për shkak të refuzimit të vetë atij  tregu që këto vende ofrojnë. Për të blerë më shumë nga këto Ta??

AKU-ja duhet reformuar dhe jam dakord që kryefjala duhet të jetë specialisti i fushës si pjesë kryesore e strukturës së saj. Por afrimi i këtij institucioni, me rol kaq të rëndësishëm, kundrejt biznesit është e nevojshme për të qenë ende i ashpër dhe aspak tolerant.

Abuzimi, që me shumë të drejtë ministri e përmendi si një gangrenë e këtij institucioni, duhet të minimizohet, por jo vetëm nëpërmjet vetë-ripërtëritjes së burimeve njerëzore, por edhe njëkohësisht gjetjes së skemave të vlerësimit për secilin prej këtyre burimeve dhe jo tolerancës në emër të mbështetjes ndaj biznesit duke ju kërkuar kështu maksimumin në ushtrimin e detyrës .

Revolucion është ç?ka besoj fort se ka nevojë e gjitha fusha e tregtimit dhe prodhimit të ushqimeve në vend, jo përmirësim të ligjit. Revolucion më gjithëpërfshirës të atyre institucioneve që kanë për detyrë të garantojnë zhvillimin e biznesit përmes këtij sektori kaq delikat dhe kyç për ekonominë. Revolucion në dobi të shfrytëzimit të pasurisë që kemi si një vend mesdhetar me klimë të mrekullueshme. Revolucion në dobi të mirëqenies së gjithsecilit që padiskutim fillon nga çfarë vendosim në tryezë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore