Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Prej disa kohësh i arratisur nga policia/ Në ditën e të dashuruarve, shfaqet bashkëshorti i Angela Martinit

Prej disa kohësh Angela Martini nuk është parë në shoqërinë e bashkëshortit të saj, biznesmenit rumun, Dragos Savulescu.

Ky i fundit ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, por modelja e njohur ka treguar publikisht se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë.

Madje më 10 shkurt, mediat e shtetit rumun raportuan sërish për urdhër arrestin ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5-vitesh për një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet.

Por për ditën e të dashuruarve, Angela dhe bashkëshorti i saj kanë qenë bashkë. Modelja ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqen dy duart e dyshes, në një skenë tepër romantike.

Të dy plotësojnë dy pjesët e zemrës të tatuazhit që e bënë në prill të vitit 2016. Në një postim tjetër Angela është shfaqur nga Milano të Italisë vetëm. Të jetë me bashkëshortin në Itali? Ajo nuk ka konfirmuar asgjë pasi me siguri i druhet ekspozimit të tij.

[gallery ids="913312,913313,913314,913316,912711,912710,912718,985832,912722,912723,912724,912721,912720,912719,913317,930676,930105,912712,912707,912709"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore