Pasi i dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi flet pa doreza: Jam aseksuale, e kundërta e asaj që… (FOTO)

Këtë të shtunë, në emisionin “Pop Culture”, në moderimin dhe autorësinë e Dojna Memës, ka qenë e ftuar Egla Harxhi.

Egla është përfolur për marrëdhënien treshe, por kohët e fundit ajo ka zbuluar se është një nënë beqare, duke i dhënë njëherë e mirë fund marrëdhënies së saj.

Sot, Egla ka rrëfyer në rubrikën “Një Ditë me Dojnën” përjetimin si nënë beqare dhe se çfarë po ndodh me jetën e saj sentimentale. Autorja dhe Moderatorja Dojna Mema e ka pyetur nëse do ti rikthehej një marrëdhënie treshe, për të cilën Egla ka vendosur të flasë pa doreza dhe tu jap fund të gjitha aludimeve.

“Sot kam përshtypjen që nuk do ti rikthehesha asnjë lloj raporti, shoqja ime e ngushtë para pak kohësh më tha: O zemra nuk ka mundësi, ne përpiqemi të mbajmë atë imazhin e drejtë dhe ti nga ajo që je shfaqur je komplet e kundërta në realitet dhe në fakt unë jam komplet e kundërta e asaj që është transmetuar në televizion nuk kam lidhje fare”- ka thënë Egla duke hedhur gjithçka poshtë.

Më tej, Egla ka rrëfyer për “Pop Culture” se nuk ka një partner të ri në krah dhe në rrugën që është nisur nuk do të ketë një partner.

“Në princip jam një person shumë aseksual, që të më interesoj diçka duhet të luajë shumë me lojën e mendjes. Imazhet që promovohen sot dhe idetë që krijohen sot për seksin dhe marrëdhëniet është komplet virtuale. Ajo që sheh ti e merr për të mirëqenë në fakt nuk është fare ashtu. Imazhi është një mashtrim i madh”- ka përfunduar ajo.

Por a ka dashur të tregojë Egla nëpërmjet kësaj deklarate se një marrëdhënie treshe nuk ka ekzistuar dhe çdo gjë ka qenë një fasadë? Këtë e zbuloni sot në Pop Culture, ora 16:20 në ekranin e Top Channel. /Top Channel/

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.