Pas operacionit, Rita Ora “ndez” imagjinatën e kalimtarëve me bluzën transparente që i… (FOTO)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka zbuluar së fundmi se ka qenë në agoni, pasi i është nënshtruar një operacioni për të hequr bajamet. Teksa çdo gjë ka kaluar me sukses dhe ajo pati marrë kohë që të shërohet sa më mirë, tashmë ka vendosur që të dalë në publik.

Rita është parë të premten mbrëma në Hollywoo. 29-vjeçarja ishte e veshur e gjitha në të zeza, ku ka ndezur imagjinatën e të gjithëve me bluzën transparente dhe reçipetat e zeza.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, mbante veshur gjithashtu edhe një xhaketë me shkëlqim dhe një palë çizme po të gjata.

Kujtojmë se Rita vetëm së fundmi foli për problemet e saj shëndetësore. “Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, shkruan Ora në postimin e saj në “Instagram”.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.