Marrëveshjet për transportin mes Kosovës e Serbisë, si rrugë drejt njohjes së pavarësisë

Nga Edison Balla

Kosova feston për pak ditë 12 vjetorin e pavarësisë, por pavarësisht kalimit të gjithë këtyre viteve dhe ndërmjetësimit të vazhdueshëm nga faktori ndërkombëtar duhet thënë që Serbia jo vetëm nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por as ka bërë hapa për të treguar vullnet në këtë proces.

Në fakt qëndrimet e të dy palëve kanë qenë gjithmonë të ndryshme për të mos thënë asimetrike, dhe e vetmja rrugë që i bashkon në qëndrime është aspirata për integrim në Bashkimin Evropian.

Për shumë njohës të çështjeve ndërkombëtare dialogu Kosovë-Serbi nuk është e as nuk mund të jetë vetëm një proces me terma politikë, pasi më shumë se kaq duhet parë si një ndërmjetësim ekonomik.

Edhe duhet thënë dialogu ekonomik mes dy shteteve mori një goditje jo të lehtë me vendosjen e takës 100% për mallrat serbe nga qeveria e Kosovës.

Pikërisht për këtë arsye dhe për të lehtësuar këtë proces, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Grenell në Gjermani Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar disa marrëveshje të përbashkëta për ndërtimin  disa autostradave dhe hekuruadhave mes dy shteteve.

Madje për herë të parë në historinë e dy vendeve ambasadori amerikan kishte thënë më parë se është arritur marrëveshja edhe për krijimin e linjës ajrore mes Beogradit dhe prishtinës.

Kujtojmë që Grenell është i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Trump për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Fakti që të dy palët kanë arritur marrëveshje për investime në fushën e transportit, atehërë nënkupton vetvetiu që edhe Serbia pranon Kosovën nën cilësinë e palës shtet në nënshkrim të dokumenteve.

Fakt ky që mund të shënojë edhe nisjen e pranimit reciprok mes Serbisë dhe Kosovës.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.