Macron dha ‘OK’ për negociatat, Rama ‘skeptik’: Të mos e ushqejmë veten me iluzione

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sinjalit pozitiv që dha presidenti francez Macron, për hapjen e negociatave në mars.

Rama ka thënë nga Mynihu se deklarata e Macron sot për negociatat është diçka pozitive, por shqiptarët duhet të kenë durim dhe të mos ushqejnë veten me iluzione të skajshme.

Ndër të tjera ai tha se negociatat nuk varen sërish nga Shqipëria, por nga procesi i brendshëm i BE, prandaj vendi ynë duhet të punojë njëlloj sikur t’i ishin hapur negociatat.

”Në fakt unë nuk e ndoqa dot Presidentin se isha në takime të tjera por nga sa munda të lexoj është një sinjal pozitiv. Unë dëshiroj t’ju them se nuk kemi pse ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të skajshme edhe pse shumë legjitime. Le të presim me durim dhe të punojmë me këmbëngulje ashtu siç do të punonim po të ishin hapur negociatat”- tha Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.