“Kujtim Gjuzi…”, vajza e “ballkonit të rrezikshëm” plas bombën: Jam e martuar dhe kam dy… (FOTO)

Një ditë më parë ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Silvana Bushati, e cila bëri shumë bujë në media pasi deputeti Kujtim Gjuzi i lakmoi gjoksin duke ia quajtur ‘ballkon të rrezikshëm’.

Gjatë bisedës në studio, Silvana tregoi se nuk ka plane afatgjata në politikë, madhe theksoi se politika nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i saj.

Kur moderatorja e njohur, Bieta Sulo, e pyeti nëse Gjuzi e kishte përdorur imazhin e saj për arsye politike, ish-volejbollistja tha: “Kujtimi do të jetë në qendër të vëmendjes si Donald Trump, e kam thënë unë, por Donaldi është pak më…. Edhe nuk e përdori, nejse mënyra e tij”.

Madje gjatë kësaj interviste u zbulua se Bushati e cila njihet nën statusin e beqares, në fakt ka një bashkëshort dhe dy fëmijë. Ajo tregoi se nuk ka dashur ta ekspozojë familjen ndaj ka kursyer edhe postimet e fotot në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, ish-volejbollistja shprehu dëshirën për të qenë nënë e katër fëmijëve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.