Grabitet me armë në mes të ditës një argjendari përballë Drejtorisë së Policisë në Elbasan

Një argjendari ka rënë pre e një grabitje këtë të shtunë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person i armatosur ka hyrë në argjendari ‘Diamant’ duke marrë një sasi të konsiderueshme floriri si varëse, byzylykë, unaza si dhe sende të tjera me vlerë.

Po ashtu bëhet e ditur se grabitësi ka marrë një shumë të madhe parash që ndodheshin në banakun e argjendarisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 përballë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan, por prezenca e efektivëve të policisë nuk i ka ndaluar që të kryej veprën kriminale.

Ndërkohë një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e grabitësit.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.