Flasin familjarët, çfarë gjetëm në dhomën ku vdiq nëna dhe 2 fëmijët në Bulqizë

Të tjera detaje janë zbuluar nga tragjedia e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën nëna me dy fëmijët.

Sipas të afërmve, në dhomë është gjetur vetëm një pjatë me supë dhe ushqime të tjera, të cilat janë marrë për ekspertizë.

Ata kanë hedhur poshtë aludimet se ata kanë gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit, duke treguar se e ka gjetur një bombol në oborr.

“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5 litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat”, kanë treguar familjarët.

Familja Tolaj jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa në shtëpi rrinin vetëm nëna Rajmonda me tre fëmijët, Rudinën 18 vjeçe, Fatjonin 14 vjeç dhe Meritën 8 vjeçe, pasi burri ishte emigrant në Greqi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.