E veshur vetëm me të brendshme të kuqe, këngëtarja shqiptare zbulon se kë po pret në shtëpi (FOTO)

Një ditë më parë është festuar në mbarë botën dita e të dashuruarve, Shën Valentini. Çiftet kanë zgjedhur që ta festojnë këtë ditë në mënyrën sa më të bukur, duke surprizuar partnerët e tyre.

Edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, ka treguar se si e ka festuar 14 Shkurtin. Në profilin e saj në “Instagram” ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur me të brendshme me ngjyrë të kuqe.

Me këtë pozë ajo tregon se po pret që të kthehet në shtëpi bashkëshorti i saj. “Duke e pritur të dashurin të vije në shtëpi”, shkruan këngëtarja krahas pozës ku ekspozon format “përvëluese”. Kujtojmë se Halimi dhe bashkëshorti i saj, Davon Edwards, kanë edhe një vajzë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.