Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Dritë jeshile për negociatat? Macron: Nëse del pozitiv raporti i marsit, do...

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi nga Mynihu, ku po merr pjesë në punimet e konferencës së sigurisë, se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian në mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jenë pozitive, atëherë ai do të mbështesë hapjen e negociatave për të dy këto vende që aspirojnë të bëhen pjesë e bllokut europian.

"Ne jemi duke pritur për raportin në mars ... nëse rezultatet janë pozitive dhe nëse vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të çelim bisedimet," deklaroi shefi I Elizesë. Ishte pikërisht presidenti francez ai që bllokoi me veton e tij përpjekjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë dritën jeshile të negociatave të anëtarësimit tetorin e vitit të kaluar, me pretendimin të bëhej "një shqyrtim i kujdesshëm të zbatimit të ligjit" në dy vendet.

Pas këmbënguljes së Francës, Komisioni Europian paraqiti dhe propozimin e vet për reformën e procesit të zgjerimit të BE, e cila mori edhe mbështetjen e deputetëve të Parlamentit Europian. Parisi insistonte që para çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të kryhet njëherë reforma e procesit nga vetë BE.

Negociatat do duhet të fillohen tek të gjashtë tematikat. Me këtë Komisioni Europian shpreson që të ketë sukses çelja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në Maj në Zagreb. KE i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në vitin 2014, pesë vjet pas aplikimit  të saj për të qenë vend anëtar i BE.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore