Babë e bijë në krah të njëri-tjetrit përgjithmonë/ Zbulohen pamjet nga varri i Kobe Bryant (FOTO)

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna do të prehen në varrezat private të familjes. “Daily Mail” ka siguruar fotot nga varri i Kobe dhe të bijës, ku shihet se ata janë pranë njëri-tjetrit edhe në përjetësi.

Ceremonia mortore ishte private dhe u zhvillua të premten e kaluar, ndërsa asnjë media nuk u lejua të ishte e pranishme.

Kobë Bryant dhe vajza e tij u varrosën në “Pacific Vieë Memorial Park in Corona del Mar” në Kaliforni.

Varri i tij është i rrethuar nga lulet e ngjyrave të ekipit të tij të jetës, Laker’s. 41-vjeçari dhe Gianna humbën jetën në një aksident me helikopter më 26 janar, tragjedi e cila tronditi mbarë botën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.